Mësohet se viktima është Arif Gjetja, 51 vjeç i cili po udhëtonte me motorcikletën e tij tip Lancin me targë SH 105 A.
Burime nga policia të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Opel” është Mark Nikolli. 19 vjeç nga Shënkolli.
(Foto nga vendngjarja, ku humbu jetën 51-vjeçari Arif Gjetja)
Mësohet se 19-vjeçari është vënë nën arrest nga ana e policisë së Lezhës, tre orë më pas, rreth orës 10:30. 19-vjeçari Nikolli do të përballet me akuzën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e një shtetasi”, neni 290/3 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)