Lezhë/ Përplaset nga autobusi teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet tek Trauma 6-vjeçarja! Në pranga shoferi

Lezhë/ Përplaset nga autobusi teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet tek Trauma 6-vjeçarja! Në pranga shoferi

Foto nga vendi i aksidentit

Një vajzë 6-vjeçe mbeti e plagosur rëndë pasditen e sotme, pasi u përplas nga një autobus që transportonte nxënës shkolle në Shënkoll të Lezhës.

Aksidenti ndodhi në rrugen e burgut, ndërsa e mitura mori fraktura në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arrestoi drejtuesin e autobusit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë, ku ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)", njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, ku nga të dhënat paraprake bëhet me dije se vajza e mitur po kthehej nga shkolla dhe i ka ndërprerë rrugën autobusit, i cili po transportonte nxënës të tjerë.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament