Prindërit e këtyre fëmijëve janë të revoltuar për këtë fakt dhe janë të vendosur të mos i dërgojnë më fëmijët në shkollë deri në momentin që kushtet higjeno-sanitare të kësaj shkolle të jenë sipas standardeve.
Edhe kreu i Komunës së Kolshit, Ferdinadn Nodja është i shqetësuar për këtë fakt dhe deklaron se deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Drejtoria Arsimore.
Ndërsa nga qeveria shqiptare trumbetohet me forcë për çdo ditë se në shkollat tona po investohen shuma të mëdha dhe se ato janë sipas standardeve evropiane ende ka shkolla ku nxënësit kthehen në pastrues pas orëve të mësimit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)