Lezhë, shkoi t'i transportojë drejt spitalit Psikiatrik, të sëmurët rrahin efektivin e policisë

Lezhe- Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës. Forcat e policisë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizmin e një familjeje me persona me probleme mendorë dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.

Në momentin kur ka ndërhyrë për të transportuar dy prej pjesëtarëve të familjes për ti transportuar drejt spitalit psikiatrik të Shkodrës, ka pasur përplasje fizike. Ata kanë goditur efektivin e policisë.

Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës, meson Report Tv.

Familja kishte tre persona me aftësi të kufizuara mendore që duket që ishin kthyer në shqetësim për komunitetin aty, prandaj policia kishte ndërhyrë për ti transportuar drejt spitalit psikiatrik të Shkodrës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura