LEZHË - Policia e Lezhës ka arrestuar një 20-vjeçar të cilit i është gjetuir me vete një pistoletë TT me NR: NB 524 me krëhër të vendosur me 6 fishekë dhe një thikë në formë biçaku me gjatësi të përgjithshme 21.5 cm.
Ndalimi i tij ka ardhur pas kontrollit të ushtruar në zonë në lagjen Partizani, ndërsa armët ai i kishte fshehur në çantën që mbante me vete.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës që ai kishte me qera iu gjet edhe një maskë me ngjyrë të zezë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale, « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com