Lezhë,pranga 30-vjeçarit shiste
barna pa faturë, hiqej si i Gardës
olicia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar nga Tirana pasi tregtonte barna farmaceutike pa faturë tatimore. Gjithashtu mësohet se për t’i shpëtuar kontrolleve ai përdorte një dokument si punonjës i Gardës së Republikës.
LEZHË -
Një 30-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është kapur duke transportuar dhe shitur barna pa faturë tatimore. Operacioni është kryer nga Sektori Kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë rreth orës 12:00 të ditës së shtunë tek kryqëzimi i Milotit, ndërsa në pranga ka rënë Ergest Brahimi.Gjithashtu mësohet se për t’i shpëtuar kontrolleve ai përdorte një dokument si punonjës i Gardës së Republikës, një Distinktiv Policisë Kriminale, një tabelë dore të Policisë Rendit dhe një Radio.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij furgon të tipit Wolsvagen Caddy me targa AA793IZ barna farmaceutike pa faturë tatimore. Në automjet i janë gjetur edhe objekte apo dokumente që ai i përdorte për të shmangur kontrollet nga policia.
Sipas policisë ai përdorte një dokument si punonjës i Gardës së Republikës, një Distinktiv Policisë Kriminale, një tabelë dore të Policisë Rendit dhe një Radio Policie, ku ai paraqitej si Oficer Policie për të shmangur kontrollet policore.
Nga hetimet e kryera deri më tani uniformat blu kanë bërë të ditur se barnat ai i merrte barnat në vendet fqinje dhe i shiste në vendin tonë pa paguar asnjë detyrim ndaj taksave të shtetit. Policia bëri të ditur se sasia e mallrave e bllokuar kap një vlerë të konsiderueshme, ndërsa në lidhej me ngjarjen ka nisur një hetim i hollësishëm.
Pritet që të merret në pyetje 30-vjeçari i arrestuar për të mësuar më tepër rreth aktivitetit të tij, por nga hetimet e kryera deri më tani mësohet se ai lëvizte prej kohësh pa u shqetësuar nga askush.
Policia ka sekuestruar automjetin e tij sëbashku me sasinë e barnave të kapura, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin për veprat penale të “Fshehja e të ardhurave”,parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumenteve” neni 186 i Kodit Penal si dhe “ Mbajtja pa të drejtë e uniformës” neni 247 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.7%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt
10 Janar, 15:01
-
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas
10 Janar, 14:59
-
Shkodër/ Do kthehet në pedonale, Rama me Benet Becin inspektojnë punimet në lagjen historike të Zdrales: Banorët dhe bizneset do përfitojnë nga zhvillimi ekonomik
10 Janar, 14:52
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, do bashkohen vitet e punës! Ja cilat janë kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri (VIDEO)
10 Janar, 14:39
-
Zjarret në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga vendi
10 Janar, 14:35
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22