Prindërit dhe nxënësit e fshatit Balldren në Lezhë kanë protestuar sot pasi detyrohen të qëndrojnë çdo mëngjes 1 orë në oborrin e shkollës. Ata thanë se autobusi i sjell herët në shkollë, pasi kompania ka vetëm një mjet transporti.
Zgjidhjen e kërkojnë nga Drejtoria Arsimore e Lezhës.
Prindërit të shqetësuar thanë se kompania e transportit ka vetëm një autobus për të gjithë nxënësit e fshatrave Balldren dhe Kakarriq, ndaj ata i transporton të parët në orën 7 pa 5.
“Duhet t’i bësh gati, vjen furgoni në 7 pa 5 dhe vonohen dhe kur kthehen. Rrinë 8 orë në oborr të shkollës. Kjo nuk është e drejtë. Kam një në klasë të parë dhe një jashtë shtetit. Me lënë punën s’mund të jetoj. Vec me ik nga ky vend” - është shprehur një prind.
Ne i ndoqën nxënësit në këtë itenerar dhe pamë se autobusi mbërrin në shkollë brenda 10 minutash. Fëmijët qendrojnë një orë në oborr derisa të nisë mësimi.
Edhe në kthim kanë të njëjtën problematikë. Mes tyre ka dhe fëmijë 5 vjecarë në parashkollori. Prindërit kërkojnë të gjendet një zgjidhje pa ardhur dimri dhe shirat.
“Si nuk është problem? Në 6 jam zgjuar për të bërë gati 4 fëmijë. Rrinë në shkollë që në 7. Është problem shumë I madh se vjen dimri dhe bën ftohtë. Nga kopshti deri në klasë të 6 deri në 2 rrinë jashtë”- është shprehur një tjetër prind.
Shërbimi i transportit për nxënësit e Balldrenit mundësohet nga Drejtoria Arsimore e Lezhës e cila ka kontratë me një kompani private.
I kontaktuar për këtë çështje Drejtori, Hasan Muça, tha se do të zhvillohet një takim me kompaninë e transportit për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48