Lezhë/ Projekti i furnizimit me ujë të pijshëm nga të huajt, Maçi: Keni përmirësuar jetën e qytetarëve
Zona e Lezhës prej vitesh ka vuajtur për mungesën e ujit të pijshëm. Report tv shpesh ka sjellë në vëmendje këtë problematikë, por investimi i fundit i bërë për ndërtimin e ujësjellësit të ri ka sjellë edhe përmirësimin e furnizimit me ujë.
Prej vitesh banorët e Lezhës kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, në lidhje me këtë problematikë Report TV ka sjellë disa kronika sa i përketëmungesës së ujit. Por kjo problematik e ngritur shpesh në media ka bërë që më në fund të ketë zgjidhje. Është Banka Gjermane për Zhvillim, KFV, e cila ka premtuar se edhe fshatrat e Lezhës do të kenë një zgjidhje shumë të shpejtë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
Delegacioni i KFV ka inspektuar projektin e realizuar në Lezhë, ndërsa drejtori i Ujësjellësit Zef Maçi felendoroi KFW-në dhe SEKO-n për këtë investim, i cili ka përmiresuar jetën e mijerave banoreve të Lezhës për t'u furnizuar me ujë 24 orë.
Investimi i suksesshëm për ne qytetarët, por edhe për ju. Keni përmirësuar jetën e qytetarëve të Lezhës, na keni realizuar ëndrrën tonë prej shumë vitesh.
Zef Maçi, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime Lezhë
Në fjalën e saj anetarja e Bordit Drejtues të KFë-së Ingrit Henngster, tha se përformanca e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime, bëri që ky investim të zbatohet në Lezhë.
Jemi të bindur se ky investim ka sjell një ndikim në përmiresimin e jetës së qytetareve. Është diçka mjaft e mirë që kjo çasje e bazuar në përformance, kjo ju ndihmon ju të arrini sukses dhe kjo normalisht që ka ndihmuar dhe projektin.Unë ju kam kërkuar kolegeve të mi se ku mund ta përdorim këtë çasje të bazuar në përformance edhe në vende të tjera të botes, sepse kemi parë suksesin që ka arritur këtu.
Ingrit Henngster Anëtare e Bordit Drejtues të KFV-së
Ky delegacion është niveli më i lartë i Bankës Gjermane KFV për zhvillim që viziton Shqipërinë, ndërsa gjate bashkëbisedimit u garantua vijueshmëria e investimeve në ujësjellësa edhe në zona të tjera, ku ka probleme të furnizimit me ujë të pijshem në Bashkinë Lezhë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.4%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
36.4%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18