Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj protestuan dhunshëm në Lezhë për vrasjen nga efektivi i policisë të 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë. Protestuesit u grumbulluan pranë obeliskut të Besëlidhjes rreth orës 17:00 të së enjtes dhe pasi ndezën qirinj në përkujtim të të ndjerit, me thirrje "Rama Ik","Drejtësi për Klodin" dhe "Polici e Krimit", marshuan përgjatë rrugës "Luigj Gurakuqi" drejt Komisariatit të Policisë.
Aty ndaluan për disa minuta, duke ndezur qirinj e hedhur shashka e sende të forta në drejtim të godinës së Policisë. Më pas ndalesa e rradhës e protestuesve ishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aty rrëzuan derën e institucionit dhe thyen xhamat e vend-qëndrimit të rojës. Pas këtyre veprimeve protestuesit u rikthyen sërish para ambjeteve të policisë ku morën disa kosha mbetjesh dhe i vendosën në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa thyen edhe një nga xhamat e dritares të një nga zyrave të Komisariatit të Policisë.
Pasi qëndruan për disa minuta aty protestuesit u zhvendosën drejt sheshit Gjergj Kastrioti, duke dëmtuar disa nga koshat e mbeturinave e zbukurimeve dhe qëlluan me shashka e sende të ndryshme në drejtim të godinës së bashkisë. Më pas qytetarët marshuan drejt hyrjes së qytetit të Lezhës dhe pranë rotondos bllokuan superstradën drejt Tiranës dhe Shkodrës.
Rruga qëndroi e bllokuar për rreth 20 minuta dhe më pas qytetaret e shpërndanë. Nga kjo situatë u krijuar radhë kilometrike automjtesh në të dy anet e superstrades dhe u desh nderhyrja e policisë rrugore për normalizimin e qarkullimit.Ndërkohë protesta e cila zgjati rreth 90 minuta u monitorua nga oficer civil të policisë së Lezhës, por nuk ndërhynë për shpërndarjen e turmes. Gjatë protestes nuk pati fjalime dhe persona të lënduar nga veprimet e dhunshme të disa prej protestuesve.
Lajmi kryesor:
2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat
26 Dhjetor, 10:05
-
Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin
25 Dhjetor, 13:03
-
Korça feston Krishtlindjen, mbahet mesha në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
25 Dhjetor, 10:53
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:34
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën (VIDEO)
23 Dhjetor, 11:26
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
21 Dhjetor, 23:41
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30