Qendra kulturore e fëmijëve në Lezhë do të ketë për here të parë bandën e saj muzikore.
Iniciativa e ndërmarrë nga artisti mjeshtër i madh Mark Gjoka tashmë është bërë realitet, ndërsa protagonist të kësaj risie janë bërë fëmije të cilët e duan artin. Bandën e emërtuar me emrin "Simfonia e Drinit" Bashkia Lezhë zgjodhi që ta promovoje përmes një aktiviteti të organizuar në fshatin Fishtë e pikërisht në vendin ku ka lindur Homeri Shqiptar "At Gjergj Fishta".
Drejtuesit e Bashkisë dhe Qendrës kulturore të fëmijëve thonë se ky institucion është i hapur për të gjithë ata fëmije që kanë pasion, pasi në këtë vend do të gjejnë vetveten. Performanca e këtyre fëmijëve ka tërhequr vëmendjen e mjeshtrit të madh të muzikës Zhani Ciko. Sipas tij këto instrumentist të vegjël janë mjaft premtues për të ardhmen e kulturës në Lezhë.
Aktualisht banda muzikore e qendrës Kulturore të fëmijëve në Lezhë ka 10 instrumentist, por në të ardhmen ky numër pretendohet të jetë më i madh. Në këtë aktivitet muzikantet e vegjël u vlerësuan me certifikata mirënjohje për performancat e tyre të shkëlqyer.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com