Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka publikuar videon ku një qytetar i papërgjegjshëm është filmuar duke hedhur thasë me mbeturina në rrugë, ne zonën e Ishull-Lezhë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ndreu thekson se kjo është një sjellje e turpshme.

“Një sjellje turpi në Ishull Lezhë! Një qytetar i papërgjegjshëm që hedh thesin me mbeturina në rrugë! Turp! Por nuk do të shpëtojë dot asnjë!