Sipas Ramës reforma territoriale i ka kthyer bashkitë e reja në njësi të zhvillimit ekonomik ku bujqësia do të marrë një vëmendje të veçantë.
Rama deklaroi se qeveria do të lëvrojë 70 milionë dollarë në mbështetje të sipërrmarjeve të reja të fermerëve shqiptare.
Kjo sipas Ramës do të bazohet në një skemë agresive dhe efikase që ka të bëjë me organizimin e fermerëve rreth qëndrave të grumbullimit të prodhimeve që do të ngrihen.
Rama tha se qeveria është zotuar që do rimbursojë tvsh-në e inputeve bujqësore, por kjo do të ndodhë vetëm pas prodhimit, jo përpara dhe vetëm në pikat e grumbullimit që do të sigurojnë që prodhimi i fermerit të shitet. Sipas Ramës nuk do të ketë marrëdhenie individuale me fermerin, që nxisin korrupsion, por bazuar në zinxhirin e marrëdhenieve me qendrat e grumbullimit.
“Ne nuk do të japim parapagim, me demek heqje tvsh-je duke stimuluar korrupsion, kontrabandë, informalitet. Kemi provuar se duke rimbursuar tvsh-në e grumbulluesit kemi siguruar çmime shumë të kënaqshme për prodhuesit. Stimulimi i sipërmarrjes është stimuli i një organizimi në rrjet interesi dhe në një zinxhir vlerash që fillojnë në momentin kur hidhen farat nga fermeri. Falë kësaj politike fermeri e ka të siguruar prodhimin, shitjen e tij, sepse është grumbulluesi që e merr bazuar në kontratën midis tyre”, tha Rama i cili shtoi se kjo skemë e kthen familjen fermere në një biznes të vogël.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se detyra e shtetit është të inkurajojë pikat e grumbullimit bujqësor që do të orientojnë fermerët se cili produkt është interesant për tregun dhe kështu fermeri do jetë i sigurt se produkti i tij do të shitet.
“Ne jemi për modelin e fermerëve që organizohen rreth një grumbulluesi, orientohen rreth nevojave të tregut në mënyrë që të favorizohen me kosto të ulët në prodhim.Ne kemi shanset për të shpërndarë inputet bujqësore në qendrat e grumbullimit bujqësor.Ato do jenë edhe pika të shpërndarjes së garantuar të inputeve bujqësore, plehrave kimike, farave, fidaneve, me një çmim të leverdisshëm.Ky është modeli që do ta nxjerrë bujqësinë nga prapambetja dhe gjenerojë të ardhura për familjet që merren me bujqësi”, tha Panariti.
Kandidati i majtë për Lezhën Viktor Tushaj përshëndeti këtë forum ekonomiko bujqësor, që sipas tij tregon vëmëndjen e qeverisë për një resurs të pashfrytëzuar më parë si bujqësia e blegtoria.
Ky sektor sipas Tushes siguron të ardhurat për 60 përqind të popullsisë së Lezhës.
Viktor Tushaj tha se ky sektor do të ketë mbështetje për të ndryshuar mentalitetin e prodhuesit bujqësor sepse nuk ka të bëjë vetëm sasia, por të kesh prodhimin e duhur në kohën e duhur.
***
Ndërsa në komunën e Shën Kollit Rama premtoi ngritjen e rrjetit të vaditjes për të gjitha tokat e punueshme në Bashkinë e Lezhës.
“Bashkia e re e Lezhës ka 18 mijë ha tokë bujqësore, 18 ha tokë të punueshme dhe prodhuese. Deri 18 muaj më parë, nga këto 18 mijë ha, ujiteshin vetëm 1200 ha, dmth 16800 ha ishin pa ujë. Në vetëm 18 muaj ne e kemi çuar sasinë e tokës që ujitet 6200 ha. Nuk janë 18 mijë ha, janë më pak, por ama nëse ata që e kishin pushtetin aq shumë e lanë me 7 përqind të tokës prodhuese të ujitur dhe 93 përqind të tokës në djerr. Ne për 18 muaj e çuam në 6200, që do të thotë se në 4 vitet e ardhshme me Viktor Tushen, këtë shifër ta trefishojmë dhe ta bëjmë 18 mijë ha”- tha Rama.
Deputetja e LSI Monika Kryemadhi tha se në 25 vite kjo ka qënë një komunë anonime, por në të cilën nuk mungojnë njerëzit punëtorë. E ndaj sipas Kryemadhit, Viktor Tushaj do të bëjë gjithçka për të zgjidhur problemet e përditshme që shqetësojnë banorët.
Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Lezhë:
Do të garantohet që Bashkitë e reja nuk janë më njësi administrative vendore si ato të djeshmet, por njësi zhvillimi ekonomik ku si asnjëherë tjetër më parë marrëdhënia mes qeverisë vendore dhe fshatit merr një peshë jashtëzakonisht të veçantë dhe si asnjëherë tjetër më parë, qytetarët që jetojnë në fshat me prodhimin e tokës, do të kenë pranë një partner strategjik siç është qeveria vendore.
Ne sot jemi në kushtet kur pa asnjë dyshim nuk mund të themi se i zgjidhëm problemet e bujqësisë, por pa asnjë dyshim mund të themi se eksperienca e 18 muajve në qeverisje janë absolutisht në drejtimin e duhur.
Aplikuam një skemë agresive mbështetjeje për investimet sipërmarrëse në fshat, duke e bërë përmes partneritetit të shtetit me sipërmarrjen në fshat.
Praktikisht kemi financuar një numër të konsiderueshëm të sipërmarrjes me 50 përqind të vlerës së investimit, deri në 150 mijë dollar. Kemi parë se kjo është rruga më e sigurtë dhe më e shpejtë për të rritur sipërmarrjen, por edhe për të fuqizuar familjen fermere.
Nëse familja fermere sot është në kushtet e bujqësisë së mbijetesës prej pamundësisë për të zhvilluar aktivitetin e vet në sipërfaqe të mëdha për shkakt të copëzimit të tokës. Ndaj rritja e kapaciteve të pikave të grumbullimit, mbështetja e sipërmarrjes, bëjnë që kjo familje të mos jetë më vetëm dhe të mos e ketë të varur fatin e prodhimit të vet nga rastësia dhe nga cfarë sjell rruga, por t jetë pjesë e një cikli prodhimi që fillon tek dylymët e familjes por që bashkon shumë familje përqark përmes pikës së grumbullimit.
Jemi të vendosur për të kapërcyer mendësinë lidhur me rimbursimin e inputeve. Jemi zotuar që do rimbursojmë tvsh për inputet. Por ne nuk do të japim parapagim, me demek heqje tvsh-je duke stimuluar korrupsion, kontrabandë, informalitet. Kemi provuar se duke rimbursuar tvsh e grumbulluesit kemi siguruar çmime shumë të kënaqshme për prodhuesit.
Është jo reale të ndërtosh marrëdhënie tek e tek me individe. Jo ne krijojmë marrëdhënie midis familjes dhe pikës së grumbullimit bazuar në heqjen e tvsh-së.
Ne nuk jemi të mbyllur në këtë skemë, por ajo është e vemtja që funksioonon. Ne mirëpresim çdo zhvillim të natyrës së organizimit të fermerëve.
Do të rimbursojmë inputin, naftën dhe gjithçka që ka të bëjë me tvsh-në vetëm mbi prodhimin, mbi faktin.
Stimulimi i sipërmarrjes është stimuli i një organizimi në rrjet interesi dhe në një zinxhir vlerash që fillojnë në momentin kur hidhen farat nga fermeri..
Falë kësaj politike fermeri e ka të siguruar prodhimin, shitjen e tij, sepse është grumbulluesi që e merr bazuar në kontratën midis tyre. Familja fermere bëhet kështu një biznes i vogël.
Në sot heqim tvsh-në tek grumbulluesi dhe garantojmë indirekt shitjen e produktit nga fermeri të grumbulluesi me një çmim të arsyeshëm.
Në Be, skema financiare janë me të njëjtën logjikë. 50 deri në 60 përqind e vlerës së investuar nga privatët. Por pagesa jonë do bëhet pas investimit, jo mbi letra e plane para investimit.
Do të lëvrojmë 70 milionë dollarë mbështetje për fermerët bazuar te kjo skemë agressive.