Nuk e kanë lejuar të urojë 8 prillin, festën e romëve, pasi e konsiderojnë një ditë proteste. Familjet rome dhe egjyptiane në Lezhë ia kanë ndërprerë fjalën kreut të bashkisë, Viktor Tushaj, duke i kërkuar atij që të mbajë premtimet e dhëna ndaj tyre.

Këto familje i kanë kërkuar Tushajt që të jetë zeri i tyre dhe gjejë zgjidhje pë rikthimin e energjisë elektrike, e cila u mungon prej 1 muaji.

Përfaqsuesit e këtyre komunitetëve kanë prezantuar situaten, që sipas tyre është shumë herë më e rënde se ç'ishte më parë. Edhe kësaj radhe nuk ka munguar sërish premtimi i kryebashkiakut të Lezhës Viktor Tushaj për familjet rome dhe egjyptiane.


Me dhjetra familje në Lezhë po protestojën prej ditësh para bashkisë së këtij qyteti pershkak se u eshte nderprere energjia elektrike, pasi rezultojne debitore.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)