Lezhe, rrënohet banesa 2
shekullore, monument kulture

Lezhe, rrënohet banesa 2<br />shekullore, monument kulture
"Bëhen fiks 33 vite që në këtë shtëpi nuk është venë dorë. Familjarët janë kompensuar me banesa në pjesën e qytetit Lezhë, pra në zonën urbane dhe kjo shtëpi është lënë në mëshirën e fatit. Siç e shifni edhe vetë, shtëpia ngjason me një skenë lufte. 

​Pasi nuk u nderhy asnjeherë nga bashkia, zyra e kultures kombetare ne lezhë nëpermjet donacioneve nisi pastrimin e mbeturinave të mbetura prej vitesh pranë shtepise se Zekajve në lagjen Sheher i klasifikuar monument kulture.

Pergjegjesi i zyres se kultures kombetare ne Lezhe Paulin Zefi i leshon alarmin e Ministrise se Kultures per nderhyrje imediate ndersa i rikujton bashkise detyrimin e saj per te sherbyer ne qytet.

"Puna jonë sot konsiston në pastrimin e pjesëve të brëmshme të shtëpisë duke larguar mbeturinat sepse çatia ka shkuar drejt shembjes", -shprehet Paulin Zefi, përgjegjes i Zyres se Kultures Kombetare ne Lezhe.

Per restaurimin e kesaj shtepia karakteristike e shpallur monumet kulture nuk mungojne edhe mbeshtetesit, por kerkohet qe ministria te jete e pranishme per te kryer funksionin e saj. "Unë mendoj se bashkia Lezhe nuk arrin të shikojë mbas malit sepse ajo shikon vetëm zonën nga deti dhe bashkia Lezhë duhet të dale edhe në Kala të shohe edhe mbas kësaj sepse është një pjese integrale e qytetit dhe të shikojë se mbeturinat këtu e kanë mbuluar këtë zonë," -shprehet Eduart Ndocaj donator. 

Shtepia mbi 200-vjecare dhe teper e vecante per strukturen e saj ne te gjithe veriun e vendit thuajse eshte rrenuar plotesisht

Mungesa e vemendjes ndaj objeketeve te tilla me vlera të mëdha historike ka një impakt në uljen e numrit të vizitoreve në qytetin e Lezhes.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti