Lezhë, rritet interesi për çiftelinë, fëmijët po mbajnë gjallë traditën (VIDEO)

Adelina Prendi është 12 vjeç dhe çiftelia është bërë pjesë e pandashme e jetës së saj. Për mikrofonin e Report Tv, ajo tregon se pse i pëlqen ky instrument.

"Unë kam 2 muaj që jam në kursin e çiftelisë. Profesori më ka thënë që i bie shumë mirë dhe jam e talentuar. Duke shikuar vëllain që i binte më nxiti edhe mua dhe kështu e nisa dhe unë kursin. Është shumë instrument i bukur dhe mund ti bien edhe vajzat. Mund të dalin dhe në konkurse. Nuk duhet të kesh turp. Është një gjë shumë e bukur. unë mund ti bie edhe me vëllain", tha Adelina Prendi.

Gjatë viteve të fundit, çiftelia po tërheq vëmendjen e shumë të rinjve në Lezhë, ku shumë fëmijë të grupmoshave ndjekim kurset e private.

"Jam 6 vjeç dhe kam 4 muaj që i bie çiftelisë. Unë vij nga Puka. Mua më pëlqen çiftelia shumë. Erdha që ta mësoj me bë qejf. Gjyshi im i ka rënë çiftelisë dhe dua që të ndjek rrugën e tij", tha një fëmijë.

"Gjyshi i ka rënë çiftelisë dhe do ndjek rrugën e tij. Do ta vazhdoj me gjithë qëjf", tha një tjetër fëmijë.

Llesh Prenga është një nga rapsodët dhe instrumentistet e njohur të qytetit, i cili pasionin e tij po ju përcjell brezave.

"Mua më ka çuditur. Bëj gati 5 vjet që e kam hapur këtë kurs. Fillimisht e kam ditur që nuk do të ketë shumë, por kam pasur një prurje tepër të fuqishme sidomos nga qyteti. Fshatrat po se po. Nga '90 deri në 2010 ka pas humbur shumë folklori. Nga 2010 ka filluar të ringjallet. Më bëjnë çudi se edhe dasmat duan që ti bëjnë me çifteli, me kostum kombëtar. Vajzat janë më aktive dhe më të afta për të mësuar sa më shpejt. Janë shumë më të vëmendshme se sa djemtë", tha rapsodi,Llesh Prenga.

Prenga flet me pasion teksa përmend trofetë e fëmijëve.

"Janë shumë premtues. Me fëmijët e Lezhës kam marrë 3 torfe, 2 të parë. Unë e kam traditë si nga gjyshi, babai, dajat. Edhe fëmijëve të mijë jua kam mësuar", tregoi rapsodi.

Pasioni i këtyre fëmijëve dhe mësuesit të tyre për çiftelinë ka gjetur dhe mbështetjen e Bashkisë, që ka ofruar ambientet për zhvillimin e mësimit të muzikës popullore.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës