Lezhë, rritet numri i personave të
diagnostikuar me kancerin e gjirit

Lezhë, rritet numri i personave të<br />diagnostikuar me kancerin e gjirit
LEZHË - Sëmundja e kacerit te gjirit ka marrë përmasa alarmante në qarkun e Lezhës, ku vetëm këtë vit numri i rasteve është rritur me 30 % më shumë, ndërsa në Lezhë mungon dhe mamografia. Alarmin për këtë situatë e japin mjekët të cilët kërkojnë më shumë sensibilizim ndaj kësaj semundjeje. Madje, gratë dhe vajzat që duan të kryejnë mamografi duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës, si pasojë e mungesës së mamografisë. 

"Kemi një rritje të konsiderushme të rasteve të kancerit të gjirit. Ky vit krahasuar me një vit më parë pati një rritje 30% të numrit të rasteve të diagnostikuara në spitalin e Lezhës. Kemi rritje të konsiderueshme në krahasim me statistikat e 2005. Unë do të thoja që kemi dyfishim të numrit të rasteve të deklaruar", shprehet mjekja onkologe Bardha Gjoni.

Sensibilizimi i grave dhe vajzave për ekzaminime onkologjike ka qenë e vazhdueshme, për të cilën i referohen edhe shtimi i vizitave. Takime në zonat rurale, shkolla dhe subjekte ku ka numër të lartë grash dhe vajzash të punësuara janë format e sensibilizimit, por mjekët kërkojnë që kjo të vijojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për periudha të caktuara.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë