Lezhe- E rehabilituar në vitin, 2012, rruga me gjatësi 1.5 km që lidh fshatin Spiten me aksin nacional Milot-Lezhë ka degraduar plotësisht. Asfalti është çarë, ndërsa në ditë me shi gropat mbushen me ujë dhe kalimi është mjaft i vështire.

Kjo problematike vijon prej vitesh, duke penalizuar lëvizjen për dhjetera familjeve.

"Rruga është shumë problem. Ka gropa dhe na ka dëmtuar makinat. Ta bëjnë sa më shpejt se na shpëtojnë" thonë banorët.

Me buxhetin e vitit 2024, Bashkia Lezhë ka planifikuar ndërhyrje në disa rruge në zonat rurale ku projekti është gati edhe për rrugen e fshatit Spiten, pjesë e njësisë administrative Zejmen.