Lezhë, s'marrin prej muajsh
ndihmat, protestë para bashkisë

Lezhë, s'marrin prej muajsh<br />ndihmat, protestë para bashkisë
LEZHË - Mospagesa prej disa muajsh e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike ka sjellë sot protestën e dhjetëra familjeve lezhjane, të cilat kërkojnë të gjendet një zgjidhje, por nuk po marrin asnjë përgjigje.

Buka dhe ilaçet merren me borxhe për këta familjarë tani edhe kjo dorazanë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Sipas tyre, durimi ka ardhur në fund dhe do të vijojnë protestën deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe lëvrimit të pagesave në afatet e përcaktuara.

Kjo turmë e shtresës më në nevojë në Lezhë nuk proteston për herë të parë për vonesat në pagesën e aftësisë dhe ndihmës ekonomike, por zëri i tyre ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Bashkia fajëson Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, kjo e fundit fajëson bashkinë për vonesa në dërgimin e listave, por ata që e vuajnë këtë situatë janë vetëm këta qytetarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës