Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda në komisiariatin e policisë së Lezhë. Dy efektivë policie janë konfliktuar me grushte brenda në komisariat. 

N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Oficeri i patrullës N.Sh ka marrë fraktura nga goditja. Ai ka fraktura në shpatull dhe është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar. Dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa SHÇBA vijon hetimet ndaj tyre. 

Njoftimi i policisë: 

Sektori i Sh.Ç.B.A.

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com