LEZHË-Deputeti i të gjelbërve italianë Angelo Bonelli ka pasur vështirësi për të hyrë për inspektim në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin, pasi i është dhënë informacion kontradiktor se kush e menaxhon këtë territor.
Siç shkruan La Repubblica inxhinieret ushtarakë që punojnë për ndërtimin e qendrës pritëse të emigrantëve, sipas marrëveshje Rama-Meloni, i kanë thënë se territori menaxhohet nga pala shqiptare. Ndërsa drejtori i portit të Shëngjinit i ka thënë që menaxhohet nga pala italiane, ashtu siç është shkruar edhe në fletoren zyrtare të protokollit të botuar në fletoren zyrtare.
Por ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci i ka thënë që deri në ndërtimin e plotë, territori ku po ngrihet qendra menaxhohet nga pala italiane
Sipas La Repubblica, deputeti Bonelli ka hasur vështirësi edhe për të marrë autorizim për vizitë në qendrën e Shëngjinit edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa ambasadori Bucci ka shprehur gatishmërinë për ta shoqëruar në Shëngjin, ku edhe pas peripecive është realizuar inspektimi. ‘La Repubblica’.