Lezhë, shkolla dhe qendra
shëndetësore në të njëjtën godinë

Lezhë, shkolla dhe qendra<br />shëndetësore në të njëjtën godinë
E njëjta godinë shërben si shkollë dhe qendër shëndetësore, dhe jo në pak raste janë pengesë të njëra-tjetrës. Kjo është zgjidhja që është gjetur për këto dy institucione të rëndësishme në fshatin Torovicë të Lezhës, ku realisht mungon çdo kusht, si për procesin mësimor ashtu edhe për të përballuar nevojat shëndetësore të familjeve të kësaj zone. Nxënës, mësues dhe prindër kërkojnë një zgjidhje, pasi këto ambiente nuk janë aspak të përshtatshme si godinë ku mësohet dije. Ndërtimi i një shkolle të re për banorët është e vetmja alternativë, pasi edhe numri i nxënësve është në rritje nga viti në vit.

Aktualisht në fshatin Torovicë janë 3 godina ku zhvillohet mësim për ciklin 9-vjeçar dhe atë parashkollor, por asnjëra prej tyre nuk plotëson asnjë kusht. Mungesa e fondeve për ndërtimin e një shkolle të re privon këta nxënës që të kenë kushtet për mësimnxënie të lartë.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit