Lezhë, shkollat pa ngrohje
nxënësit: Duhet të vishemi trashë

Lezhë, shkollat pa ngrohje<br />nxënësit: Duhet të vishemi trashë
LEZHE - Ulja e temperaturave ka risjellë në vëmendje mungesën e ngrohjes në shkolla. Ata që e vuajnë më shumë dimrin, janë nxënësit, pasi shumë prej tyre në gjithë vendin janë të detyruar ta zhvillojnë mësimin në të ftohtë.

Situata paraqitet problematike edhe në qarkun e Lezhës. Dimri i ka gjetur shkollat të papërgatitura, megjithëse janë aplikuar zgjidhje emergjente, shpesh të paefektshme dhe të rrezikshme, si ngrohja me energji elektrike.

Nxënësit thonë se është e pamundur të zhvillohet normalisht procesi mësimor në temperatura të ulëta.

"Jam veshur trashë sepse në klasë është ftohtë. E kemi blerë me lekët tona ngrohësen, pasi shkolla nuk e ofron një mundësi të tillë. Ai që ka ftohtë nga duart të vijë të nxehet tek reflektori."- shprehen nxënësit.

Drejtoria Arsimore Lezhë i bën thirrje Bashkisë që të ndërhyjë në mënyrë urgjente, për të siguruar ngrohjen në shkolla.

"Eshtë një problem që ndikon mbi cilësinë e procesit mësimor. Bashkia është institucioni që duhet ta zgjidhë urgjent problemin e ngrohjes në shkolla."- deklaroi Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit në Lezhë.

Mungesa e ngrohjes në shkolla është një problem I përvitshëm dhe që prek thuajsë gjithë vendin.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv