Lezhë-Dy persona janë arrestuar për kundërshtim të policisë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
 
Të arrestuar janë Renato  Gjonpalaj 26 vjeç dhe Besnik  Lami 33 vjeç, të dy banues në Lezhë.
 
Në aksin rrugor Lezhë- Shkodër janë ndaluar nga  efektivët e policisë rrugore  për kontroll dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar që Renato Gjonpalaj po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa pasagjeri Besnik Lami i ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të mos i lejuar të kryejnë veprimet e tyre.
 
Të dy personat janë arrestuar pas ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë.


dy.b/shqiptarja.com