Lezhë- Një shpërthim me tritol është regjistruar në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës në pronësi të 73-vjeçarit Mark Deda.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00.
Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njoftoi sot policia.
Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve.











Komente
Komento