Një shqiptar i Kosovës ka pësuar një aksident me motor pranë fshatit Fan në Mirditë dhe ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, 38-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ai s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









Komente
Komento