Situatë e vështirë paraqitet nga zjarret e rëna në Lezhë, kryesisht në malin e Velës si edhe në Vaun e Dejës, pasi vijon që të jetë aktive ende vatra e zjarrit në këtë zonë.
Por, situata duket me e qetë në Kallmet, ku pasi flakët përparuan në drejtim të këtij fshati, duke vënë në rrezik zonat e banuar, tashmë zjarri është shuar.
Kjo u bë me dije nga kreu i Shërbimit Zjarrfikes, Arben Cara, i cili në një prononcim për Report Tv, u shpreh se forcat zjarrfikëse kanë punuar në terren, ku në ndihmë i ka ardhur edhe helikopteri 'Cougar' i FA për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në Kallmet.
Cara tha se po punohet për të bërë të mundur edhe shuarjen e vatrave të tjera që janë ende aktive, ndërsa zjarret nuk kanë shkaktuar dëme në pronat e banorëve të këtyre zonave.
“Kemi pasur një situatë të vështirë është punuar për gjatë gjithë natës me forcat opereacionale të MZSH-se, së ushtrisë, kemi angazhuar disa bashki të vendit si nga Shkodra dhe Vau i Dejës, pasi vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në pjesën e zonës së Vaut të Dejës. Kemi pasur zjarrfikëse nga Mirdita, nga Tirana, Kamza dhe Kruja. Kemi rreth 60 forca zjarfikëse që po punojnë në terren për zjarrin dhe 50 forca opereacionale të ushtrisë dhe helikopteri ka punuar për 1 orë për të bërë të munduar shuarjen vatrës së zjarrit në Kallmet. Situata për momentin është e qetë, por po mundohemi që të shuhen edhe ato pak vatra që kanë mbetur. Dëme ka në bimësi dhe pyje, por prona të banorëve nuk ka të dëmtuara”, tha ai.
M.Q./S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
-
Po
64.8%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht, 22:10
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
27 Gusht, 20:53
-
Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës! Rrezikohen zonat e banuara
27 Gusht, 15:31
-
Zjarri shkrumbon banesa e dhjetëra hektarë pemëtari në Zadrimë! Pamjet me dron nga tokat e djegura (VIDEO)
27 Gusht, 12:07
-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive! Në 24 orë u shuan 43
27 Gusht, 11:03
-
Zjarri në Zadrimë! Iu dogj shtëpia nga flakët, banorja flet për Report Tv: U shkrumbua gjithçka! Shteti të na ndihmojë
27 Gusht, 09:45
-
Lezhë/ Vihet në kontroll zjarri në fshatrat e Zadrimës, flakët përshkuan mijëra hektarë tokë! U dogjën 4 stalla
26 Gusht, 16:02
-
VIDEOLAJM/ Shpërthen në flakë mjeti në Lezhë, shkrumbohet totalisht
23 Gusht, 11:32
-
Rritet interesi për turizmin kulturor në Lezhë, kryesojnë holandezët! Tek memoriali i Skenderbeut 15 mijë vizitorë për 7 muaj
22 Gusht, 16:28
-
Trattoria Meloni, hapet në Shëngjin! Mediat italiane jehonë hapjes së restorantit të Gjergj Lucës dedikuar kryeministres italiane
22 Gusht, 11:18
-
Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar
21 Gusht, 10:56
-
Qindra besimtarë pelegrinazh në Kishën e ‘Shën Mërisë’, tërheq dhe myslimanët: Zoti është një
20 Gusht, 17:31