Zjarr i madh në Kallmet të Lezhës, rrezikohen banesat! Zjarrfikësit në luftë me flakët

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile informon se në mbarë vendin janë aktive 7 vatra zjarri, ku situata më problematike paraqitet në fshatin Kallmet të Lezhës. Prej mbrëmjes së të martës ka rënë zjarr në një terren të vështirë në afërsi të kishës së Shën Eufemisë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për shkak të erës, flakët kanë marrë përmasa të mëdha, duke iu afruar banesave. Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë. Po kështu një helikopter “Cougar” po punon për shuarjen e flakëve nga ajri.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikes Arben Cara, në një prononcim për Report Tv, u shpreh se forcat zjarrfikëse po punojnë në terren, ku në ndihmë i ka ardhur edhe helikopteri 'Cougar' i FA për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në Kallmet.

“Kemi pasur një situatë të vështirë është punuar për gjatë gjithë natës me forcat opereacionale të MZSH-se, së ushtrisë, kemi angazhuar disa bashki të vendit si nga Shkodra dhe Vau i Dejës, pasi vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në pjesën e zonës së Vaut të Dejës. Kemi pasur zjarrfikëse nga Mirdita, nga Tirana, Kamza dhe Kruja. Kemi rreth 60 forca zjarfikëse që po punojnë në terren për zjarrin dhe 50 forca opereacionale të ushtrisë dhe helikopteri ka punuar për 1 orë për të bërë të munduar shuarjen vatrës së zjarrit në Kallmet. Situata për momentin është e qetë, por po mundohemi që të shuhen edhe ato pak vatra që kanë mbetur. Dëme ka në bimësi dhe pyje, por prona të banorëve nuk ka të dëmtuara”, tha Arben Cara shefi i zjarrfikëses

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Përkeqësohet situata në Kallmet të Lezhës, zjarri përhapet edhe drejt zonave të banuara

 

Përkeqësohet sërish situata e zjarrit në Kallmet të Lezhës. Flakët janë përhapur edhe më shumë në disa drejtime duke ju afruar zonës së banuar.

Krahas ndërhyrjes nga toka në zonë ka mbërritur sërish edhe helikopteri Cougar i cili po punon për shuarjen e flakëve.

Era dhe dendësia e pyjeve në mal, po ndikon në përhapjen e flakëve.

Ora 11:43
Lezhë/ Aktivizohet zjarri në Kallmet, rrezikohen disa banesa

Zjari në Kallmet është aktivizuar sërish ditën e sotme, duke u përhapur në një perimetër më të gjerë.

Sipas informacioneve të Report Tv, nga flakët janë të rrezikuara disa banesa.

Zjarrfikësit janë vendosur pranë zonës së banuar për të mos lejuar deportimin e zjarrit në banesa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin