LEZHE- Ish-ministri i Transporteve dhe deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili ndërroi jetë në një aksident rrugor, është shpallur "Qytetar Nderi" i komunës Shënkoll në Lezhë, ndërsa edhe rruga që të dërgon në bregdetin e Tales do të mbajë emrin e tij.

Vlerësimi për Olldashin ka ardhur për suportin e dhënë në zhvillimin ekonomik të zonës, ndërsa të pranishëm në ceremoni kanë qenë deputetë të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dhe Mesila Doda.

Titulli i është dorëzuar dajës së të ndjerit Olldashi, Gëzim Mamaqi, i cili e ka vlerësuar komunën Shënkoll për nderimin që i bënë nipit të tij.

Komuna e Shënkollit ka emërtuar me emrin Sokol Olldashi edhe rrugën drejt bregdetit të Tales, të inauguruar në 2009 nga vetë ai, ku ishte ministrit të transporteve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)