Tregtarët e Fruta-Perimeve në Lezhë janë vënë nën shënjestrën e tatimorëve të Lezhës. Inspektorët e zyrës rajonale po kontrollojnë pajisjen me dokumentacion të mallit që vihet në treg nga tregtarët dhe pajisjen me kasa fiskale, ndërsa konfirmohet se aksioni është i shpërndarë në të gjithë qarkun.

Sipas banorëve, thuajse në asnjë subjekt nuk të ofrohet fatura e kasës fiskale, ndërsa zyra rajonale e tatim taksave në Lezhë kontrollon bizneset e rrugës. 

Janë vetë qytetarët që e prezantuan këtë fakt tek drejtori i këtij institucioni i cili ndodhet në terren për të demonstruar punën që po kryhet. 

Burime nga zyra rajonale e tatim taksave në Lezhë kanë bërë të ditur se vetëm gjatë muajit shkurt inspektorët e tatimeve kanë kryer konfiskim të mallit në 11 subjekte, por nuk ka pasur ndëshkime të subjekte kuponët tatimorë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)