Lezhë, tatimorja mbyll tregun, 
shitësit: I kemi paguar taksat

Lezhë, tatimorja mbyll tregun, <br />shitësit: I kemi paguar taksat
LEZHE - Mbyllja e tregut të lirë mëngjesin e sotëm nga inspektorët e tatimëve së bashku me Policinë e Shtetit, ka hedhur në protestë 300 tregtare në Lezhë.

Pasi nuk i kanë lejuar që të futen brenda në treg me pretendimin se duhet të regjistrohen si biznes dhe jo të punojnë në mënyrë ilegale, tregtarët janë përplasur me policinë dhe inspektorët e tatimeve.

Ata kanë bllokuar për reth 30 minuta rrugën në hyrje të tregut, dhe më pas i janë drejtuar bashkisë së Lezhës duke protestuar në kërkim të një zgjidhje.

Ata akuzojnë Qeverinë Shqiptare se po i nxjerr në rrugë, pasi me të ardhurat që ato kanë nuk mund të mbajnë familjet e tyre dhe jo të paguajne edhe taksa të tjera.

Një perfaqësi e këtyre tregtarëve janë takur dhe me përfaqësues të bashkisë së Lezhës si dhe deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, por nga ky takim nuk u gjet asnjë zgjidhje konkrete.

“Nuk u lejoni mundësi 1000 apo një shifre më të madhe se ju që të dalin në protestës dhe të protestojnë se po i konkurrojnë njerëz që nuk janë të regjistruar në organin tatimor”-tha deputeti Arben Ndoka.

Tragtarët kanë qëndruar për disa orë në protestë para Bashkisë së Lezhës duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje, ndërsa në mbështetje të tyre ka qenë edhe nën kryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Lezhës Tonin Uldedaj.

tregu lezhe me logo
tregu lezhe me logo
(Në foto: Aksioni i policisë tatimore sot në tregun e Lezhes)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim