Për kontributin human për njerëzit në nevojë në zonën e Mirditës dhe Lezhës, këshilli i qarkut të këtij qyteti I ka dhënë titullin "Qytetar Nderi" biznesmenin Kosovar Gjon Krasniqi.
Titulli i është dorëzuar nga kreu i Qarkut të Lezhës Pashk Gjoni në një ceremoni të organizuar nga drejtues vendorë, familjarë dhe miq kosovarë të Krasniqit.
Gjoni ka vlerësuar kontributin e tij të dhënë në disa zona të qarkut të Lezhës, duke dhënë një impakt social dhe ekonomik mjaft të ndjeshëm për banorët e këtyre zonave.
Gjon Krasniqi ka falenderuar këshillin e qarkut për vlerësimin, duke deklaruar se kontributi i tij ka qenë një detyrë e tij për kombin shqiptar.
Gjon Krasniqi lindi në Pejë të Kosovës, por prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa në vazhdimësi ka dhënë një kontribut të madh, duke ndihmuar kombin shqiptar me ndihma humanitare.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO