LEZHE- Ndryshe nga vitet e kaluara, tokat bujqësore nuk do të rrezikojnë përmbytjet nga reshjet intensive të shiut. Këtë fakt e pohon drejtori i Bujqesisë në Lezhë, Ndoc Lleshi, i cili thotë se angazhimi i vendorëve për marrjen e masave dhe vënien në funksion të hidrovorit të Tales ka minimizuar rrezikun e përmbytjeve të tokave bujqësore.
Ajo që mbetet ende një shqetësim për bujqësinë në Lezhë, është kullimi i tokave, gjë e cila krijon probleme dhe frenon fermerët në punën e tyre për të rritur sipërfaqet e punuara dhe të mbjella me kultura të ndryshme, kryesisht dimërore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com