LEZHE - Në qershorin e vitit që shkoi tregtarëve në tregun e lirë të Lezhes iu kërkua liçensimi i detyruar ose mbyllje e aktivitetit duke i garantuar se do të veprohej për largimin nga rruga të tregtarëve ambulante.
Por që prej asaj kohe asgje nuk ka ndryshuar, tregtarët ambulant veprojnë në shumë zona të Lezhës, duke sfiduar tregtarët brenda tregut të cilët janë të liçensuar dhe paguajne rregullisht taksat dhe tarifat vendore.
Përballë kësaj situate shume njesi tregtare janë mbyllur, pasi e kanë patur te pamundur për të paguar taksat, ndërsa dhe shumë prej tyre po shkojne drejt falimentimit.
Këta tregtarë rikthejnë dhe njëhere premtimin që iu bë atyre nga Zyra Rajonale e Tatim Taksave dhe Bashkia e Lezhës, ndërsa deklarojne se edhe ata do të tregtojnë nepër rrugë si shumë të tjerë.
Tregateret ambulant e ushtrojne aktivitetin e tyre në afërsi të tregut të lirë të qytetit të Lezhës, por kjo nuk shqetëson as Drejtorinë e Tatimëve dhe as Bashkinë e Lezhës të cilët duken të pafuqishëm për ti bërë ballë këtij fenomeni.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO