LEZHE -  Një sasi tritoli e vendosur në një furgon pasagjerësh mund të ishte kishte rezultuar tragjike nëse nuk do ishte zbuluar në kohë. Policia e Lezhës ka shmangur një masakër, duke çaktivizuar lëndën plasëse të vendosur në sediljen e përparme të makinës. Shoferi i fugonit të linjës Lezhë-Shëngjin, Dedë Lleshi, si çdo ditë ka hipur në mjetin e tij me targa AA994GG të cilin e kishte parkuar para pallatit ku banonte, dhe do nisej për të filluar punën për të marrë pasagjerë drejt Shëngjinit. Por sapo ka hipur në furgon, Lleshi ka parë poshtë sediljes së përparme një kuti të mbështjellë me qese të zezë dhe pranë saj një telefon celular, gjë që e bëri të dyshonte dhe të njoftonte menjëherë policinë.
 
Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje në orën 11:30 në lagjen "Skënderbeg" të Lezhës, rrethuan zonën në pritje të forcave xheniere nga Tirana, ndërsa Dedë Lleshi u shoqërua në komisariat.
 
Rreth orës 13:30 forcat xheniere nisën verifikimet dhe çaktivizimi i eksplozivit u krye rreth orës 14:30. Ekspertët xhenierë konfirmuan se lënda eksplozive ishte tritol, ashtu siç dyshonte shoferi në momentin e denoncimit.
 
Dedë Lleshi, punonte si shofer furgoni në linjën Lezhë-Shëngjin, dhe sot në paradite kishte shkuar të hipte në furgon, i cili ishte parkuar mes pallateve. Sipas policisë, Lleshi nuk rezulton person problematik, ndërsa si pistë kryesore hetimi është konkurrenca.

Ndërkaq, mësohet se janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

furgoni lezhe
(Në foto: Furgoni në të cilin ndodhet pakoja e zeze e cila dyshohet se eshte tritol. Foto të tjera )

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vënies së tritolit në fugonin e pasagjerëve.

Redaksia online
(sg/ shqiptarja.com)