Lezhë, u vra nga policia në 2010
rihapet dosja e 16 vjeçarit

Lezhë, u vra nga policia në 2010<br />rihapet dosja e 16 vjeçarit
LEZHE- Prokuroria e Lezhës ka rihapur dosjen e vrasjes së 15-vjeçarit Armando Skandaj (ne foto) 3 vite më parë, i cili mbeti i vrarë gabimisht pas një aksioni të policisë për kapjen e personi tjetër të akuzuar për grabitje.

Rihapja e hetimieve erdhi pas kërkesës së familjarëve të viktimës, të cilët pretendojnë se policia e Lezhës ka manipoluar provat. Ata akuzojnë policinë se ka qëlluar në drejtim të automjetit ku udhëtonte 15-vjeçari duke e vrarë atë, ndërsa kërkojnë nga Prokuroria që autori i vrasjës të djalit të tij të dalë para drejtësisë.
 
Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë minoreni Armando Skandaj, ndodhi më 17 korrik të vitit 2010 në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, ndërsa solli dhe pretesta të qytetarëve duke i kërkuar policisë të zbardhë krimin.

Policia e Lezhës në atë kohë po zhvillonte një aksion për kapjen e vëllait të viktimës, pasi dyshohej se kishte kryer një grabitje, por ai nuk i është bindur patrullës së policisë duke mos u ndaluar, ndërsa policia ka qëlluar mbi automjetin ku udhëtonin vëllezërit Skandaj, ku si pasojë mbeti i vdekur 15-vjeçari.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri