Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugë, reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme dhe për bizneset (VIDEO)

Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje te dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa zona.

Në qytetin e Lezhës uji ka vërshuar nëpër rrugë dhe lagje, madje duke prekur dhe disa biznese.

Situata me problematike është  krijuar ne bulevardin “Gjergj Fishta”, në rrugën pranë shkollave dhe bllokun e banimit “11 janari”.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar  lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe në Kurbin, për rrjedhoje vërshimi  i ujit ka bllokuar lëvizjen  e automjeteve në Fushë Mamurras. Një pjesë e automjeteve detyrohen të kthehen për të ndjekur rrugë alternative, nga bllokimi i nënkalimit ne aksin e autostradës Milot- Thumane.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Rrebeshi i shiut thyen pemën në Elbasan, bllokohet rruga! Në Maliq, breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve! Aksident në Librazhd, makina rrëshqet në rrugë


S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median