Lezhë, varret e fshatit mbi rrënojat e kishave të shpallura monument kulture, Dom Nik Ukgjini: Po dëmtohet arkeologjia

Rreth 400 vjet më parë në fshatin Merqi të Lezhës u mbajt Kuvendi i Arbrit ose siç njihet ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet shqiptare. Kjo ngjarje e rëndësishme historike e dëshmuar në dokumente arkivore nuk e ka një obelisk përkujtimor....

Studiuesi Dom Nik Ukgjini shprehet se pengesë për restaurimin e qelës së vjetër dhe për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit po bëhet kjo varrezë publike.

"Një fenomen që ka filluar që ka shumë kohë por sidomos kohët e fundit që po merremi me monumente të vjetra të shpallura monument kulture dhe atyre historike. Tash jemi ballafaquar drejtpërdrejt duke menduar të bëhet diçka në kuvendin e arbrit është koha që duhet ndërmarrë dhe të behet një përkujtimore për kuvendin e arbrit dhe do të fillohet të realizohet.. gjatë kësaj periudhe që ekipi i punës ka bërë projektin varret vend e pa vend bëhen pengesë për realizimin e veprës sepse mendohet të lidhet kisha me qelën 400-vjeçare ku është mbajtur kuvendi i arbrit do të ringrihet do të jetë vend shtegtimi.....",u shpreh Ukgjini.

Me rënien e diktaturës pas viteve '90 banorëve e fshatrave në Lezhë hapen varre të reja në rrënojat e monumenteve të kulturës, duke dëmtuar arkeologjinë e këtyre zonave që mbarnin vlera të rëndësishme historike.

"Njerëzit nuk kanë kontroll nuk ka një planimetri kisha dhe lokale dhe institucionet shtetërore që kanë për detyre caktimin e varrezës publike. urbanizmi i varreve ku shkarkohet arkelogj e balldre dhe afër mureve të kishës arkeologjia do të do të bëhen gërmime kemi edhe kisha të tjera në kakarriq dhe blenisht janë muret e ngritura”, tha studiuesi.

Dom Nik Ukgjini kërkon zgjidhje institucionale dhe ligjore për këtë situatë komplekse që vërehet  jo vetëm në Mërqi, por dhe në Balldre e Zejmen ku varret e reja po dëmtojnë sajtet arkeologjike.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)