LEZHE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ishte i pranishëm në Lezhë për certifikimin e 45 grave dhe vajzave me probleme sociale të cilat janë trajnuar si rrobaqepëse dhe tashmë janë të gatshme për tregun e punës. Duke iu referuar këtyre formave të mbështetjes për shtresat në nevojë e në veçanti për gratë dhe vajzat ministri Veliaj ka deklaruar se kjo është një shenjë e mirë që edhe numri i femrave të punësuara po shtohet ndjeshëm.
Të diplomuarat në profesionin e rrobaqepësisë kanë deklaruar se gra dhe vajza shtëpiake tani u jepet një mundësi për të hapur një rrugë për jetën e tyre.
Më herët ministri Veliaj ishte në Kukës ku ka promovuar iniciativën “Shqipëria Feston”.
Me këtë rast ministri Veliaj ka deklaruar se për herë të parë janë dhënë në kohën e duhur pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar dhe se do të ketë edhe një tjetër shpërblim.
Prefekti Gjici tha se këto familje do vijojnë të ndihmohen, si nga shteti ashtu edhe nga kontributi i tij personal. Në qarkun e Kukësit numërohen më shumë se 2411 persona të cilët trajtohen me pagesë paaftësie. Janë 753 fëmijë me probleme, 188 persona janë të verbër, para e tetraplegjik janë 256 persona, ndërkohë që 1967 të tjerë janë persona me aftësi të kufizuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO