LEZHË - Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej, Gëzim Kola.

Ai u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.

Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit në vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.

Ndërsa për të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria e Lezhës kishte kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jetë, ndërsa për Ndrecën nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.

Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej, Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykatën e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë, ku përmes përgjimeve dhe provave të tjera të siguara u arrit të provohet edhe përfshirja e ish-drejtuesit të Njesisë Administrative Ungrej Gëzim Kola në këtë veprimtari të paligjishme.

Lajmi ne perditesim...