"Report Tv" ka siguruar pamjet e arrestimit të 30-vjeçarit Gjergj Ndreca nga forcat "Shqiponja" në Lezhë. Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist, Eduard Ndreca u arrestua më 5 korrik në hyrje të qytetit të Lezhës. 

Ai ishte shpallur në kërkim prej një viti për kultivim kanabisi. Ndaj tij, gjykata e Lezhës kishte caktuar në korrik 2021 masën e sigurisë "arrest më burg". Për të ekzekutuar këtë masë sigurie, më 5 korrik të këtij viti, forcat "Shqiponja" u vunë në ndjekje të foristradës "Range Rover" ku 30-vjeçari udhëtonte si pasagjer. Drejtuesi i mjetit, Ervin Ndreca nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ndaj "Shqiponja"-t e kanë ndjekur në qytet, siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Report TV, duke arritur t'i prangosin të dy. 

Por, Gjergj Ndreca ka qëndruar vetëm 5 ditë në qeli! Burime për Report TV thanë se prokurori i çështjes, Francesk Ganaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj 30-vjeçarit, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë në kultivimin e hashashit. 

Gjykata e Lezhës pranoi kërkesen per zevenendesim e masës së sigurimit, duke vendosur ndaj tij  “Detyrim Paraqitje”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili perdori si argument kërkesen e prokurorit Ganaj, i cili ka kërkuar pushimin e akuzes dhe caktimin e nje mase më të butë ndaj 30-vjeçarit Gjergj Ndreca. 

Ndërsa për kultivimin e 4 mijë rrënjë kanabis në fshatin Ungrej jane marrë të pandehur ish-kreu i Njesisë Administrative Gezim Kola dhe kryetari i këtij fshati. Ata akuzohen nga prokuroria për “Kultivimi i bimeve, narkotike” dhe “Shpërdorim Detyre”. Për djalin e xhaxhait të deputetit, prokurori Ganaj nuk ka gjetur prova që e implikojnë në kultivimin e kanabisit, ndaj ka kërkuar që të pushohen akuzat. Çështja kjo që do të shqyrtohet në muajin shtator në Gjykatën e Lezhës.

Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Del FOTO, ja kush është kushëriri i deputetit socialist Eduard Ndreca që u lirua nga qelia  

1659359189_gjergjndreca.jpg

Ky është Gjergj Ndreca, djali i xhaxhit të deputetit socialist Eduard Ndreca, i cili u lirua nga qelia. Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit.