Policia e Lezhës arrestoi dy persona për vjedhje, Elger Uka, 26 vjeç, në kërkim për të njëjtën vepër penale. Ai dyshohet se gjatë muajit korrik ka vjedhur xhirot ditore në 9 biznese të ndryshme në Lezhë.
Po ashtu u arrestua edhe Aurel Pjetri, 39 vjeç, i dyshuar se dy ditë më parë vodhi një iPad dhe një çantë nga një automjet i parkuar. Gjatë arrestimit policia i gjeti iPad-in, të cilin ai sapo e kishte marrë pas riparimit në një servis në Shkodër, ndërsa në banesë iu sekuestrua edhe çanta e vjedhur.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento