Lezhë/ Zgjedhja për delegatët e Kongresit, Manja: Do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt

Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për delegatet e rinj të kongresit edhe në Qarkun e Lezhës. Procesi i votimit po vijon prej dy ditësh, ndërsa janë thirrur për të votuar 4371 të Partisë Socialiste, ku në garë janë 83 kandidat.

Procesi zgjedhor u ndoq nga afër nga Drejtuesi Politik, njëherazi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, sipas të cilit Partia Socialiste do të vijojë të jetë forcë qeverisëse.

‘Sot jemi në ditën e dytë të votimit të delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste. Dje ishte dita e parë, sot është dita e dytë dhe e fundit. Besoj pas 7 do të kemi rezultatet e votimit të delegatëve të gjithë qarkut të Lezhës. Procesi po shkon shumë mirë, normalisht dhe deri tani në bashkinë e Lezhës këtu ku jemi, kanë marrë pjesë 54% e anëtarësisë së regjistruar për të votuar dhe shpresoj që pasdite të kemi një fluks tjetër votuesish të anëtarësisë sonë për të ushtruar të drejtën e votës.

Është një ushtrim i mirë të demokracisë që di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste deklaroi që partia do të rienergjizohet në të gjithë Shqipërinë dhe sot jemi jo në fjalë por me vepra. Mbi 90% e delegatëve që do të zgjidhen në qarkun e Lezhës, por edhe në gjithë Shqipërinë do të jenë për herë të parë delegatë kongresi.

Këtë ndryshim, këtë rienergjizim, këtë ushtrim demokracie di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. PS është në betejë elektorale që të nesërme kur mbarojnë zgjedhjet. Dhe prandaj jemi në qeverisje dhe do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt. Për ne nuk ka pushim. Atë ditë që mbarojnë zgjedhjet, atë ditë për ne fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e rradhës’, deklaroi Manja.

Procesi i votimit do të përfundojë në oren 19:00 të së shtunës, ku nga qarku do të dalin 44 delegatë nga 83 që janë në garë.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët