LEZHE - Në kuadër të javës të gjuhës italiane, Konsullata Italiane në vendin tonë ka nisur në Lezhë një bashkëpunim me institucionet arsimore, për mësimin e italishtes në shkollat 9-vjeçare e të mesme.

Konsulli Italian në Shkodër ka zhvilluar një takim me autoritetet vendore si dhe drejtues të arsimit në Lezhë, ku ka deklaruar se nisma ka për qëllim mësimin e italishtes nga nxënësit e të gjitha niveleve, duke premtuar njëkohësisht edhe asistencën e nevojshme në këtë drejtim.

Konsulli Italian Roberto Andreotti në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga pedagogë të gjuhës Italiane në Universitetin e Shkodrës, si dhe mësues të italishtes.

Projekti për "Mësimin e gjuhës italiane" në shkollat e qytetit të Lezhës realizohet në kuadër të asistencës ndaj Shqipërisë në fushën e arsimit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)