LEZHË - Pas disa orësh është vënë në kontroll zjarri i përmasave të mëdha që ra sot në fushën e Zadrimës në Lezhë dhe që përfshiu 4 fshatra. Zjarri në Baqel, Kodhel, Krajen dhe Dajç përfshiu sipërfaqe mijëra hektarë me bimësi, vreshta dhe pemëtore.

Por krahas bimësisë, u edhe traversat e linjes hekurudhore në këtë zonë, ndërsa rreziku ishte evident edhe për banesat. Sakaq, prej flakëve u dogjën 4 stalla. 

Në operacionin për shuarjen e flakëve krahas strukturave u angazhuan dhe shumë banorë të zonës, ndërsa shkaqet e këtij zjarri i cili u favorizua nga era e fortë u përhap me shpejtësi mbeten ende të paqarta.

Lajmi ne përditësim...