Lezhë/ Zjarr në mensën e kopshtit 'Besëlidhja', nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale (VIDEO)

Mensa e kopshtit “Besëlidhja” është përfshirë këtë të hënë nga flakët. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit elektrik që ka sjellë për pasojë djegien e transformatorit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje. 

Drejtori i Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Ardian Laci është shprehur për Report Tv se për të siguruar fëmijët, janë marrë masa të menjëhershme. "Fatmirësisht vendi ku ka ndodhur shkëndija elektrike nuk ka qenë pranë fëmijëve, ka qenë në një ambient të izoluar, në një distancë rreth 50 metra larg fëmijëve dhe me mure ndarëse, kështu që nuk ka pasur rrezik për jetën e fëmijëve", ka sqaruar Laci. Më tej, ai bëri të ditur se fëmijët janë shpërndarë nëpër familjet e tyre

VIDEO/Prononcimi i Drejtorit të Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Ardian Laci

Teksa është pyetur se kur do të fillojë aktiviteti i kopshtit "Besëlidhja", Ardian Laci u shpreh se me shumë gjasa do të fillojë ditën e nesërme. Objekti i cili ka rënë pre i flakëve këtë mëngjes, shërben edhe si konvikt i shkollës profesionale “Kolin Gjoka”. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë