Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg burgim një 75-vjeçar K.P i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga tri motrat e familjes Kola në Lezhë të cilat janë më probleme të shëndetit mendor.
Mbi të moshuarin rendonin akuzat për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazote për tu mbrojtur ” dhe pikërisht për këtë akuzë gjykata e ka shpallur fajtorë. Pavarësisht krimit të bërë i moshuari kishte pranuar akuzën e ngritur ndaj tij duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kështu sipas ligjit atij i janë ulur 1/3 e dënimit të caktuar dhe përfundimisht i pandehuri K.P është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Për të është vendosur që dënimin ta vuaj në një burg të sigurisë së zakonshme. K.P 75-vjeç u arrestua nga Policia e Lezhës pas një video të shfaqur në rrjetet sociale teksa po abuzonte me një vajzë. Pas verifikimeve të pamjeve filmike rezultoi se vajza në fjalë ishte me aftësi të kufizuar dhe video e sekuestruar nga Prokuroria e Lezhës u përdor si prove materiale për dënimin e tij. Tre motrat me probleme të shëndetit mendor të një familje në Lezhë kanë rënë pre e abuzimeve për rreth tre viteve, nga njerëz të ndryshëm duke ngelur edhe shtatzënë dhe lindur dhe fëmijë. Ndërkohë për këtë rast të rëndë i vetmi që është dënuar është 75-vjeçari.
Komento
Fshatarë baj ga!
Përgjigju