Zjarri në Zadrimë! Iu dogj shtëpia nga flakët, banorja flet për Report Tv: U shkrumbua gjithçka! Shteti të na ndihmojë

Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Një banore e zonës, shtëpia e të cilës është djegur nga zjarri shprehet se flakët erdhën shumë shpejt dhe shkrumbuan gjithçka për pak minuta. Ajo i bënë apel shtetit për ndihmë.

“Ka qenë shtëpia e pleqeve, unë vet jam invalide. Kemi pas guzhinën këtu, pajisje të shtëpisë dhe kemi ndenjur këtu afër djalit. Asnjë gjë nuk ka mbetur dhe na ardhur flaka për 10 minuta dhe ka shkrumbuar çdo gjë, ka shkrumbuar pemtore dhe hardhia vetëm kemi shpëtuar si njerëz. Fëmijët po bërtisnin. Ka ardhur me sekonda dhe i shkrumboi të gjitha. Çfarë të keni mundësi që të na ndihmoni, na ndihmoni. Shtetit, kryeministrit i lutem të na ndihmojë", tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Rusia dhe Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA-të ruajnë podiumin! Bankat që grumbulluan flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve

Rusia dhe Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA-të ruajnë podiumin! Bankat që grumbulluan flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve