Halim
Për të qenë korrektë me komunitetin për të cilin ne luftojmë na duhet të të sqarojmë që në fillim se nuk e meriton të të drejtohemi me togfjalësha të tipit “I nderuar zoti ministër i Drejtesise”, apo ta vazhdojmë
komunikimin duke t’u drejtuar me “Ju”. Por duke qenë se ne respektojmë institucionin që ti aksidentalisht drejton, na duhet të t’i themi dy fjalë.

Gazetat raportojnë sot një ngjarje që është tronditëse dhe që minimalisht e detyron shoqërinë të ndalet pak e të reflektojë. Një adoleshent, pasi fyet nga bashkëmoshatarët me fjalët “je si femër”, mbyllet në vetvete dhe kryen aktin makabër të vetëvrasjes.

Në këto vite të ndërtimit të lëvizjes LGBT në Shqipëri kemi ngritur zërin dhe vazhdojmë të punojmë që në Shqipëri të prezantohet e të përqafohet koncepti ligjor i fjalimeve apo fjalëve të urrejtjes si dhe të prezantojmë me sistemin e drejtësisë shqiptare konceptin e krimeve për shkak të urrejtjes. Në mënyrën më absurde, më ironike, por edhe më fatkeqe na e vërtetove ti sa të drejtë kemi, ditën kur të njohëm më mirë e që korrespondoi po me ditën kur morëm vesh lajmin tronditës të vetëvrasjes së një të riu, sepse në këtë vend ka njerëz si ti, shembulli më i keq për fëmijët, shembull që duhet mbajtur larg jo nga qeveria, po e po, por nga çdo pozicion publik. Por ka mundësi që ti nuk i kupton konceptet ligjore mbi të cilat funksionojnë sot shoqëritë e shëndetshme ku vlen njeriu, jeta dhe
mirëqënia e tij fizike, sociale, psikologjike dhe emocionale.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë, ashtu siç ne disponojmë shkëmbime emailesh, zyrtarisht është në favor të këtyre koncepteve që po prezantohen në projektin e amendimit të Kodit Penal.

Po ta bëjmë më të thjeshtë ta kuptosh: A e di ti se çfarë do të thotë të vrasë veten një 18 vjeçar? A mundesh ti, baba i dy vajzave ta çosh dot njëherë nëpër mend se çfarë dotë thotë për një baba nëse vajza i vetëvritet?!

A mundesh për pak çaste të përpiqesh të kuptosh se çfarë ndjen sot nëna, babai dhe familjarët e atij djali që vrau veten për shkak të atyre fjalëve që përdor t ii pari, me shokët e tu, duke u bërë shembulli më i keq për brezat e rinj?

Eshtë tjetër gjë të jesh rrugaç me të tutë, sillu ashtu dhe brenda shtepise tende, apo vazhdo te jesh burracak nga ata që zyrtarisht bëjne si te përkushtuar për drejtësi (gjasme) e me shokët e tjerë rrugaçë pa dinjitet tregojne fytyrën e vërtetë, si ti: fytyren prej frikacaku apo mistreci adoleshent (nga ata qe ngacmohen me sms ne oret e mesimit). Këtë edhe po ta durojmë se nuk je vetëm ti, ke shokë të shumtë.

Por vrasjen përmes fjalëve, këtë jo, nuk e durojmë dot! Sepse, Halim, nëse nuk e di mbaje mend njëherë e përgjithmonë se fjalët mund të vrasin!

Së fundmi, na shpjego po pate ndopak karakter të mbetur: si ka mundësi që Ministria që drejton ti është dakort me ndryshimet që rekomandon Avokati i Popullit për Kodin Penal, ama ti personalisht jo vetëm që nuk je dakort, por je dhe i tmerruar deri në palcë nga homofobia jote?

A mos është kjo të jesh i pavërtetë, burracak, pa karakter dhe … a mos ndoshta këto cilësi përshkruhen më mirë pikërisht me atë shprehjen tënde bq…?!

Se ne të tjerët, jemi gej, lezbike, biseksualë, transgjinorë. E kupton Halim ndryshimin?

Turp! Dhe mjerë ne për ministrat që kemi!

(ad.ti/shqiptarja.com)