Liberalizimi i vizave, BE: Kosova ka dhe një kusht për të plotësuar

Liberalizimi i vizave, BE: Kosova ka dhe një kusht për të plotësuar

Shefi i zyrës së BE-së, përfaqësuesi special i BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Këto misione kanë përgëzuar deputetët për votimin, dhe gjithashtu kanë shprehur keqardhje për hedhjen e gazit lotsjellës brenda ambienteve të Kuvendit.

Këtu bëhet e qartë se pas miratimit të Demarkacionit, Kosova ka për të përmbushur edhe një kriter për liberalizimin e vizave, që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës paraqet një moment historik për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ratifikimi është një shembull konkret i përkushtimit të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky ratifikim gjithashtu nënkupton se është plotësuar njëri nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave” - thuhet në komunikatë.

Misionet e lartpërmendura, kanë përgëzuar deputetët e Kosovës që kanë mundësuar këtë hap drejt liberalizimit të vizave, duke shtuar se edhe pse procesi ishte i gjatë, megjithatë përfundimi është në të mirën e qytetarëve të Kosovës.

“Ne shpresojmë dhe presim që ky bashkëpunim ndërpartiak me rastin e miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit është një shenjë për gjërat e rëndësishme që pritet të vinë për Kosovën. Vëmendja duhet të përqendrohet tani në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne presim që të gjitha palët të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për ta përmbushur kriterin e mbetur për liberalizimin e vizave dhe për ta përkrahur dhe avancuar perspektivën evropiane të Kosovës. Sidoqoftë, me keqardhje pamë që diskutimi në Kuvend u pengua nga përpjekje të vazhdueshme për t’i ndërprerë procedurat duke lëshuar gaz lotsjellës. Ne, i dënojmë me forcë të gjitha aktet e dhunës kundër ligjvënësve të Kosovës; praktika të tilla nuk kanë vend në diskursin politik” - thuhet në këtë reagim, duke komentuar edhe hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes gjatë ditës së djeshme.
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale