Liberalizimi i vizave, Fajon:
Kosova s’është gati, ka ende punë

Liberalizimi i vizave, Fajon: <br />Kosova s’është gati, ka ende punë
“Kosova ende nuk është gati për liberalizim të vizave dhe duhet të kalojë nëpër disa procedura ashtu siç kanë kaluar edhe shtetet e tjera të rajonit”. Kështu ka deklaruar sot në Prishtinë eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është e angazhuar rreth procesit të udhërrëfyesit të vizave. Fajon ka thënë se Kosova ende duhet të kalojë nëpër disa procedura për të arritur deri te liberalizimi i vizave.

Ajo ka bërë të ditur se shtetet anëtare kanë vlerësim negativ për regjimin pa viza si dhe janë të shqetësuara për krimin e organizuar, sigurinë e kufijve si dhe për shumë kritere të tjera që Kosova duhet t’i plotësojë.

“Komisioni propozoi një mekanizëm i cili do t’i lejonte shtetet anëtare t’i rikthejnë vizat. Kemi diskutuar për një vit këtë çështje dhe shpresoj se futja e këtij mekanizmi do të refuzohet por për shkak të disa detajeve të cilat janë në këtë propozim që do të thotë se gjatë muajve në vijim BE nuk do të ketë mekanizmin për rikthimin e vizave, e që është një gjë e mirë por në anën tjetër kjo do të jetë një presion i madh kur bëhet fjalë për Kosovën sepse BE nuk do ta ketë mekanizmin se si t’i rikthej vizat. Tani që Kosova është duke zhvilluar bisedimet, ne i kemi bërë presion komisionit, ai ishte në anën tonë, po ashtu edhe parlamenti ishte një përkrahës i fuqishëm por jo edhe shtetet anëtare, ato kanë shumë vlerësime negative për regjimin pa viza”, tha ajo.

Më tej, eurodeputetja ka theksuar se: “Nganjëherë është e papërgjegjshme kur politikanët thonë se janë gati por në fakt ata vetë krijojnë imazhe të këqija dhe kjo është shumë e rrezikshme”.

Fajon ka shtuar se Komisioni Evropian do të dërgojë ekspertë për ta vlerësuar gjendjen në Kosovë dhe para verës do të hartoje një raport të ri se çfarë duhet të përmirësohet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset